Ballina Politika Fjalimi i Ramës në grupin e PS, Berisha: Mbrojti veten duke sulmuar...

Fjalimi i Ramës në grupin e PS, Berisha: Mbrojti veten duke sulmuar drejtësinë dhe duke përdorur administratën

57
0

Sali Berisha ka reaguar pas fjalës së Edi Ramës sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama mbrojti veten dhe sulmoi sistemin e drejtësisë.

“Përveç e mbrojti veten duke përdorur administratën, rolin dhe misionin e saj në një shtet, duke përdorur dhe ndershmërinë dhe dinjitetin e saj, Edi Rama sulmoi drejtësinë, institucionin e akuzës dhe gjithçka vërtitej rreth tij”, tha Berisha.

Për Berishën zgjidhja për largimin e Edi Ramës nga pushteti është ngritja e qytetarëve në protestë.

“E shtuna në ora 6 është dita juaj, dita e goditjes më të rëndë të narkoregjmit dhe kreut të tij Edi Rama”, tha Berisha ndër të tjera.