Ballina Politika Guvernatori i BSH po shkon në SPAK shpesh, Koka: Dosja që solli...

Guvernatori i BSH po shkon në SPAK shpesh, Koka: Dosja që solli ministri gjerman ka brenda Linda Ramën

78
0

Gazetari Bledian Koka në Syri tv u shpreh se goditjet e fundit nga drejtësia kanë në fokus realisht pushtetin e Edi Rama, dhe jo figurat e tjera të qeverisë.

Sipas Kokës, Rama nuk e mbron Belinda Balluku sepse i imponohet politikisht, por sepse pezullimi i saj do të ishte hapi i parë drejt vetë kryeministrit. Ai theksoi se e gjithë nisma juridike e Ramës synon të mbyllë “vrimën” ligjore të pezullimit, për të frenuar avancimin e hetimeve.

Koka shtoi se Rama do të donte ta shpërbënte SPAK, por i vetmi opsion aktual është një “ulje e butë” përmes ndërhyrjeve ligjore. Sipas tij, shqetësimi real i kryeministrit lidhet me presionin që po vjen nga Gjermania dhe me hetime që, sipas informacioneve, prekin rrethin familjar të Ramës.

Në përfundim, Koka u shpreh se Balluku dhe emra të tjerë po përdoren vetëm si mjete shpërqendrimi, ndërsa “halli i madh i Ramës është drejtësia tek dera e shtëpisë”.

Koka: 

Në fakt unë mendoj që është krejt e kundërta.  Ajo që ka ndodhur me goditjet që kanë ardhur tek drejt zotit Rama, kanë treguar që këto goditje synimin fundamental e kanë tek ajo që është pushteti i zotit Rama. Sepse për të kuptuar, sepse për të kuptuar si me thënë, hallin e zotit Rama, mjafton të lexosh vetë zotin Rama.

Pra unë mendoj sot ose futem te ata grup njerëzish dhe këtë mund ta bëjmë dhe debat, që nuk besoj që ai nuk e lëshon Belinda Ballukun se Belinda Balluku po i imponohet atij. Unë besoj që ai nuk e lëshon Belinda Ballukun se e kupton fare mirë që me mënyrën se si drejtësia shkoi ose tentoi të shkonte tek Belinda Balluku, përmes pezullimit, u pa qartë që radha ishte tek zoti Rama. Dhe kjo ndodhi në në dhjetor. Prandaj gjithë aksioni i tij juridik, përtej zhargonit politik, u fokusua vetëm tek një pikë, për t’u mbrojtur tek një pikë juridike, sepse sigurisht pastaj po po u hoq edhe pezullimi, për të shkuar tek kryeministri duhet një betejë, duhet një gamë më e madhe, duhet një përballje më e madhe. Drejtësia e ka nisur këtë operacion dhe zoti Rama po mundohet ta minimizojë osetë paktën ta  heqë këtë pjesë, që është pikërisht pezullimi. Tani çfarë ndodh?

Edhe këtu  jemi te wishful thinking po e quajmë këtë, ose të duash ta ta bësh këtë gjënë. E vetmja gjë konkrete, ai mundoi edhe  ta zhduki fare SPAK-un. Derisa të vijë te norma ligjore, jemi vetëm tek dëshira që ka zoti Rama. Ajo që është e sigurtë sot, është që po, ai ka marrë një nismë, që me të drejtë Klodi na informoi pak ditë më parë në portalin e tij, që për momentin është futur në syrtarin e Nikos. Por që nisma është aty. Pra, ne mund të flasim vetëm për ato që janë akte konkrete dhe akti konkret në këtë rast është urdhëri i zotit Rama dhe më pas drafti i propozuar për publikun që synonte të të të të mbyllte po themi vrimën ku drejtësia mund të futej, që është pezullimi. Sepse sigurisht, nuk besoj që ka njeri që e beson që zoti Rama ka hallin se dikush nga drejtësia po i pezullon Endri Shabanin, apo kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që me sa di dhe atij ja ka bërë benë për ta hequr më shpejt se vonë. Apo guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, që shkon shpeshherë në SPAK këto kohë dhe askush nuk po i jep spjegime të larta. Apo dhe ndonjë personazh tjetër. Pra, ai nuk është se ka hallin e këtyre. Halli i zotit Rama është pa diskutim i veti. Kjo është fillimi.

Pyetja është, nga buron halli? Unë mendoj që halli buron dhe kemi thënë më shumë se një herë, tek një vend, i cili krejt papritur, nga mbështetës shumë i madh i pushtetit dhe mënyrës si zoti Rama vepronte, na ka dalë dhe është bërë tabelë qitjeje. Që është Gjermania. Edhe sot, çfarë tha zoti Rama? Tha që ne do marrim ekspertizën e Italisë dhe të Francës për mënyrën se si mund të përmirësohet drejtësia dhe do marrim nga Gjermania vetëm atë që është prezumimi i pafajësisë. Po sepse, si me thënë, praktikisht tha, ai po thoshte që edhe atje ka korrupsion, por edhe atje prezumohen të pafajshëm. Pikërisht, sepse jemi jemi dhe në kuadrin e asaj që një një, po themi, një një gazetar shumë i afërt me zotin Rama, dhe ai s’e fsheh këtë gjënë, zoti Baton Haxhiu, na tha para ca ditësh kur e e përshkroi Gjermaninë si si një vend të korruptuar, si një vend nga i cili ne nuk mund të marrim shembull, ose ajo nuk mund të na japë mend neve. Dhe këtu dhe pyetja është, pse Gjermania? Dhe këtu ndoshta mund të kthehemi te kryetema e jote në në në nisje të emisionit që thotë ëh, halli i Edi Ramës, drejtësia tek dera e shtëpisë. Dhe pashë që titulli nuk ka thonjëza.

Dhe nuk ja vura sepse më shumë se një informacion, neve na thotë që dosja që solli kohë më parë vetë ministri i jashtëm i Gjermanisë, është një dosje e cila brenda nuk ka ëh si me thënë, këtë këtë që është me shpejtësi me qira. Mirlinda Karçanaj. Po ka shumë të dhëna që brenda në dosje janë familjarë të zotit Rama. Dhe familjarë të zotit Rama në këtë rast i bie të jetë bashkëshortja. Dhe sigurisht që nëse drejtësia ose një dosje që e ka drejtësia dhe po heton, shkon tek bashkëshortja e Edi Ramës, sigurisht që këtu kemi shkuar tek Edi Rama. Dhe ato gjëra që ne i kemi me informacione periferike, çdo ditë e më shumë na i konfirmon zoti Rama.

Jemi, jemi dakord. Edhe edhe Belinda Balluku është një gjë, por Belinda Balluku nuk është Linda Basha, Linda Rama më fal. Po po, është një Lind, por jo Linda Rama Basha. Dhe dhe prandaj sot, me e kishte vënë re dhe lideri i opozitës me të drejtë, sot praktikisht zoti Rama i bëri mbrojtjen, po të shikoni mbrojtjen që bëri për Mirlinda Karçanajin në raport me dy fjalët që u thanë për Belinda Ballukun, ishin si dita me natën.

Sepse sigurisht që ai foli për Mirlinda Karçanajin me superlativa që ndoshta as për bashkëshorten e tij s’e kemi dëgjuar ndonjëherë të flasi publikisht, dhe për Belinda Ballukun thjesht ‘m’ka cu nona me la gojen’ ishte praktikisht. Sepse ky është ajo konfirmimi që halli i madh i zotit Rama flen tek AKSHI dhe ky është dhe është pastaj na shkon edhe me atë që me të drejtë ish-zëvendëskryeministri na ka thënë dhe që profecitë e tij vetëpërmbushëse çdo ditë konfirmohen në publik, që kopshti personal, kuleta personale e zotit Rama dhe në qoftë se doni të zbuloni korrupsionin e Edi Ramës, është, duhet të shkoni tek AKSHI.

Me sa duket drejtësia përmes jo përmes vullnetit të saj, po përmes presionit ose asaj që gjermanët në këtë rast kanë parë dhe me sytë e tyre, kanë vendosur të shkojnë tek kjo gjëja. Prandaj sot zoti Rama, unë e pashë si një njeri i cili është në një hall shumë të madh, do të donte shumë ta shkrinte SPAK-un sot, por nuk mundet dhe e vetmja gjë që mund të bëjë është ajo që tha me të drejtë Klodi pak më herët, tentoi një soft landing, ose një ulje të butë, ose të negociojë pozicionin e tij. Pra këto Belinda Balluku e këta Mirlinda Karçanaj janë thjesht mekanizma, janë thjesht aforizma dhe janë thjesht si me thënë, thagma të cilat ai i përdor thjesht për për të hedhur lumin e sotëm.