Ballina Kronika Kreu disa vjedhje me dhunë në Tiranë, kapet autorja 26-vjeçare

Kreu disa vjedhje me dhunë në Tiranë, kapet autorja 26-vjeçare

68
0

Pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës dhe pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2  identifikuan dhe arrestuan shtetasen me iniciale R. S., 26 vjeçe. Kjo e fundit ishte me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim.

Gjatë hetimeve, dyshohet se kjo shtetase:

-më datë 07.02.2026, ka vjedhur me dhunë në një subjekt;

-më datë 20.02.2026, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;

-më datë 03.01.2026, ka vjedhur në një subjekt.

Vijon hetimi për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.