Ballina Politika Kush i shpëtoi “fshesës” së Ramës: Lista e ministrave që mbeten në...

Kush i shpëtoi “fshesës” së Ramës: Lista e ministrave që mbeten në detyrë

88
0

Gjashtë muaj pas votimit të kabinetit “Rama 4” në Kuvend, kryeministri Edi Rama ndërmori një valë ndryshimesh në qeveri. Megjithatë, disa ministra arritën t’i shpëtojnë riformatimit dhe mbeten në detyrë.

Ja emrat që vijojnë mandatin pa u prekur nga ndryshimet:
• Petrit Malaj – Ministër i Financave
• Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
• Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
• Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
• Blendi Gonxhe – Ministër i Kulturës dhe Sportit
• Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
• Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
• Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
• Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore me BE

Ndryshimet në kabinet u bënë në një moment kur mazhoranca përballet me presion politik dhe institucional, ndërsa sektorë kyç si energjia, mbrojtja dhe diplomacia pësuan riformatim.