Ballina Rajoni Ministrja maqedonase e Arsimit, në Tetovë nuk pranon që gazetarët ta pyesin...

Ministrja maqedonase e Arsimit, në Tetovë nuk pranon që gazetarët ta pyesin në shqip: Mësoni gjuhën

53
0

Një skandal është zbuluar së fundmi pasi ministrja e arsimit në Maqedoninë  e Veriut, Vesna Janevska për të disatën herë tenton që të detyrojë gazetarët dhe politikanët të flasin në maqedonisht, duke hedhur poshtë gjuhën shqipe.

Në një mbledhje ku po debatohej në lidhje me propozimet për ndryshimet për ligjin e arsimit të lartë, Vesna Janevska kërkoi nga profesorët dhe drejtuesit e Universitetit të Tetovës që të flisinin maqedonisht, me argumentimin se ajo nnuk kuptonte gjuhën shqipe.

Në momentin kur u është kërkuar që të mos komunikonin shqip, gazetarët kanë replikuar me ministren duke i thënë se në të tilla raste ajo duhej të kishte marrë përkthyes me vete.

Janveska është kundërpërgjigjur duke thënë se gjuha zyrtare në maqedoninë e veriut është gjuha maqedonase e ndaj të gjithë janë të detyruar ta flasin këtë gjuhë.

Kjo nuk është hera parë që Janevska synon që të ndalojë përdorimin e gjuhës shqipe.

Në një tjetër rast, ajo i ka kërkuar kryetarit të Tetovës, Bilal Kasamit që në një konferencë të fliste maqedonisht me argumentimin se nuk e kuptonte. Mirëpo ky i fundit vijoi komunikimin me gazetarët në gjuhën shqipe.

Në lidhje me këtë situatë, Partia Opozitare Shqiptare “Bashkimi Demokratik për Integrimin” ka reaguar ashpër duke u shprehur se deklarimet e ministres nënvlerësojnë gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është një gjuhë komuniteti, siç pretendon ministrja Janveska, por gjuhë zyrtare e garantuar me ligj.

A mendoni se herën tjetër duhet të merrni përkthyes me vete për të kuptuar gjuhën shqipe?

Janevska: Maqedonia e Veriut ka një gjuhë zyrare dhe një tjetër që e flasin komunitetet. Unë ndodhem në Tetovë ku flitet gjuha shqipe, unë nuk duhet të kem përkthyes. Ju duhet ta dini gjuhën maqedonase. Unë pak kuptoj, por për të mos gabuar në përkthim ju lutem që të më përktheni në mënyrën më të kuptuar.

Herën tjetër kur të vini në Tetovë duhet të merrni përkthyes, ju detyron ligji!

Janevska: Nuk më detyron ligji, a doni ta prishni e të flasim për ligjin? Doni të prishni ngjarjen e bukur për të cilën unë kam ardhur këtu sot?