Një tjetër situatë e rëndë është konstatuar përgjatë linjës ekzistuese hekurudhore Elbasan–Librazhd, ku një urë hekurudhore rezulton të jetë shembur thuajse totalisht. Ngjarja është evidentuar dhjetëra metra në krah të aksit kombëtar Elbasan–Librazhd, në afërsi të urës së re automobilistike në hyrje të kthesave të Murrashit.
Gjendja e krijuar paraqet potencialisht rrezik, veçanërisht nëse procesi i shembjes vijon ose përshkallëzohet për shkak të lëvizjeve të mëtejshme të tokës. Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me situatën konkrete, masat e marra apo vlerësimin e riskut për zonën përreth.
Banorët dhe drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë segment kërkojnë transparencë dhe reagim të menjëhershëm institucional, ndërsa situata në terren mbetet shqetësuese nga demtimet e shkaktura gjatë kohës që kryhen punime për zgjerimin e rrugës që është pjesë e Korridorit Tetë.







