Ballina Europë Përsëritet tragjedia në Itali: 45-vjeçari vdes nga monoksidi i karbonit, një tjetër...

Përsëritet tragjedia në Itali: 45-vjeçari vdes nga monoksidi i karbonit, një tjetër në gjendje kritike

56
0

Një shtetas nigerian, rreth 45 vjeç, ka ndërruar jetë nga monoksidi i karbonit , ndërsa kolegu i tij ndodhet në spital në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, më 25 shkurt, në rrugën Villa Laura në lagjen e populluar të Pontevigodarzere në Padova, Itali.

Banesa ku ndodhi tragedia është e banuar nga disa punëtorë që ndajnë dhomat dhe qiranë. Viktima, sipas të dhënave të para, nuk iu përgjigj disa thirrjeve telefonike nga një mik, i cili kuptoi menjëherë se diçka e keqe kishte ndodhur dhe lajmëroi emergjencën.

Në vendngjarje mbërritën karabinierët e stacionit të Vigodarzere, zjarrfikësit dhe ekipi i urgjencës Suem 118. Personeli i zjarrfikësve hyri me forcë në apartamentin e katit të dytë, duke hapur menjëherë të gjitha dritaret, pasi ajri brenda ishte i padurueshëm për shkak të monoksidit. Në një nga dhomat u gjetën dy persona: njëri pa shenja jete, tjetri me vështirësi në frymëmarrje. Ky i fundit, gjithashtu me origjinë nga Afrika Veriore, u transportua dhe iu dorëzua personelit mjekësor, duke u stabilizuar dhe duke u dërguar në spital në gjendje kritike. Mjekët po bëjnë gjithçka për ta shpëtuar, por gjendja e tij mbetet e rëndë.

Zona e ngjarjes, e mbuluar nga monoksidi i karbonit, u rrethua për sigurinë e punonjësve, ndërsa u ndalua furnizimi elektrik dhe u krye pastrimi i vendit. Prokurori i rastit dha leje për largimin e trupit, i cili u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në dispozicion të autoriteteve. Zjarrfikësit identifikuan një ngrohës me gaz si shkakun e rrjedhjes së monoksidit, që shkaktoi vdekjen e një personi dhe rrezikoi jetën e një tjetri.

Ndërkohë rikujtojmë se në Itali pak javë më parë, si pasojë e një defekti në kaldajë dhe rrjedhjes së monoksidit të karbonit, u shua familja shqiptare Kola me katër anëtarë.