Ballina Politika Rama mbron sërish veten dhe Ballukun: Drejtësia po ndërhyn brutalisht

Rama mbron sërish veten dhe Ballukun: Drejtësia po ndërhyn brutalisht

60
0

Edi Rama vazhdoi grushtin e shtetit duke marrë në mbrojtje Belinda Ballukun edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Duke mbrojtur indirekt veten, Rama tha se ndërhyrjet e drejtësisë tek ekzekutivi janë brutale.

“Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e pushtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksave të një vendi. E përsëris, këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara, Shqipëria nuk ka luksin për t’u vonuar për t’i nxjerrë këto mësime”, tha ai.

Rama paralajmëroi edhe ndërkombëtarët, duke i sulmuar ata se po mashtrohen nga propaganda.

“Kur dëgjojnë një gjykatës që i thotë prokurorit rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzën. Ta kujtojnë anglishtfolësit se janë bomba artizanale të propagandës. Por halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim. Një fakt për mua është domethënës që këshillat e prokurorisë e gjyqësorit më ngjeshin mbi fjalë të miat disa deklarata nervoze si ato të njerëzve që më prish gjumin e dasmës, si ato të bla bla bla…Unë nuk jam aktorët politik, por jam kryeministri. Kjo parti nuk e ka një konkurrent në historinë botërore si faktori qeverisës më mbështetës i pavarësisë së drejtësisë dhe faktori më i heshtur i gafave të drejtësisë dhe janë probleme serioze që dihet të merren hartuesit e atyre deklaratave të kota. Fjala presion është shumë e madhe, për mbështetësin më të madh të tyre që jam unë personalisht”, tha ndër të tjera Rama.