Ballina Kulturë Sanremo 2026, Celentano vlerëson Ermal Metën: Është pothuajse e pamundur të mos...

Sanremo 2026, Celentano vlerëson Ermal Metën: Është pothuajse e pamundur të mos fitosh

80
0

Fjalë kanë peshë, sidomos kur thuhen nga një prej ikonave të muzikës italiane. Adriano Celentano ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ermal Metën, i cili konkurron në Sanremo 2026 me këngën “Stella stellina”.

“Stella stellina” është një ninullë e fuqishme bashkëkohore, delikate në formë, por intensive në përmbajtje. Kënga trajton temën e luftës pa e përmendur atë në mënyrë të qartë, duke zgjedhur rrugën e poezisë dhe imazheve evokuese. Një përkëdhelje muzikore që fsheh një grusht në stomak, e aftë të rrëfejë dhimbjen, frikën dhe pafajësinë e thyer përmes fjalëve të thjeshta, por të thella.

Lëvdatat e Celentanos nuk kaluan pa u vënë re dhe e nxorën më tej në pah Ermal Metën, i cili tashmë konsiderohet si një nga yjet e këtij edicioni të Festivalit. Mbështetja e një artisti që ka ndikuar breza të tërë nuk është thjesht një kompliment, por një njohje e rëndësishme e vlerës muzikore dhe interpretuese të këngës.

Në një Festival ku çdo detaj mund të bëjë diferencën, inkurajimi i “ Molleggiato”-s tingëllon si një shtytje vendimtare drejt garës për fitore .

“Bravo Ermal, kënga jote është e bukur dhe e ke kënduar aq mirë sa është pothuajse e pamundur të mos fitosh”, këto janë fjalët e këngëtarit dhe kompozitorit milanez.