Ballina Politika Seanca në GJKKO/ Kryemadhi: Do shohim mesazhet e mia me Ramën kur...

Seanca në GJKKO/ Kryemadhi: Do shohim mesazhet e mia me Ramën kur zgjodhëm Veliajn kryebashkiak

59
0

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka lënë ambientet e GJKKO ku u paraqit për seancën paraprake. Kryemadhi foli për mediat, nga ku mohoi sërish akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria e Posaçme.

Ajo u shpreh se mbrojtja ka kërkuar të thirren dëshmitarë të tjerë duke kundërshtuar edhe pretendimet për ndikim të paligjshëm për miratimin e ligjeve të caktuara, për të cilat SPAK e akuzon.

Për ligjin e minierave që akuzohet ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i paraburgosur prej 21 tetorit 2024, Kryemadhi nënvizoi se propozuesi është Edi Rama dhe jo ish-presidenti.

Dhe duke vijuar të mbronte ish-partnerin e saj, ajo shpjegoi se në dosje “nuk ka asnjë firmë apo mesazh të Metës”.

Në fund të fjalës së saj, teksa bëri edhe batuta me gazetarët, theksoi çështjen e telefonit të saj që SPAK e ka si provë. Ajo shtoi se do të ketë edhe dalje të mesazheve të saj me kryeministrin Edi Rama, kur zgjodhën kryebashkiak Erion Veliajn.

“Kanë telefonin tim, mesazhet e vitit 2014. Mesazhet e mia me Edi Ramën. Bëhuni gati për Power Point, se do shfaqen, do shikoni mesazhet e mia me Edi Ramën më 2014. Se si kemi zgjedhur Erjon Veliajn për kryetar bashkie, sepse unë doja Veliajn dhe Meta donte Blendi Klosin për kandidat. Ja kemi futur Ilir Metës se donte Blendi Klosin, unë desha Erion Veliajn”, tha ajo.