Ballina Aktualitet Sherr në Ministrinë e Ekonomisë/ Biznesmeni i njohur përplaset me zyrtarët e...

Sherr në Ministrinë e Ekonomisë/ Biznesmeni i njohur përplaset me zyrtarët e tenderave, zbardhen detajet e konfliktit

128
0

Një konflikt fizik është regjistruar ditën e martë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me studion e MCN Live bën me dije se një biznesmen që ka përfituar miliona euro tendera publikë, me inicialet A.B (burime thonë Arbër Abazi) është konfliktuar me disa punonjës të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Mësohet se biznesmeni është konfliktuar me punonjësit e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për rastet e tenderave.

Njoftimin e kanë bërë punonjës të Ministrisë së Ekonomisë pasi janë bërë dëshmitarë të konfliktit.