Ballina Dossier Shqipëria e ndaluar!

Shqipëria e ndaluar!

61
0

Një faqe pasaporte amerikane e fillimit të viteve ’60 dëshmon një realitet që sot duket i largët, por që për dekada ishte pjesë e rendit botëror: Shqipëria ishte vend i ndaluar për qytetarët amerikanë.

Në dokument shkruhet qartë:

“Kjo pasaportë nuk është e vlefshme për udhëtim drejt ose në pjesë të kontrolluara nga komunistët në:
Kinë
Kore
Vietnam
ose drejt ose në pjesë të
Shqipërisë
Hungarisë.”

Lista vendos Shqipërinë përkrah vendeve të tjera të bllokut komunist, në kulmin e Luftës së Ftohtë, kur kufijtë ishin më shumë se vija gjeografike — ishin kufij ideologjikë.

Ishin vitet kur Shqipëria ishte e izoluar pothuajse plotësisht nga Perëndimi. As hynte e as dilte kush pa miratimin e qeverisë komuniste të kohës. Udhëtimi ishte privilegj i rrallë, ndërsa kontaktet me botën e jashtme kontrolloheshin rreptësisht.

Një copë letër nga një pasaportë e vjetër, që sot shërben si kujtesë e një epoke kur Shqipëria ishte jo vetëm e mbyllur nga brenda, por edhe e ndaluar nga jashtë.