Ballina Kronika SPAK nuk ndryshon qëndrim, kërkon dënimin me 14 vite burg të biznesmenit...

SPAK nuk ndryshon qëndrim, kërkon dënimin me 14 vite burg të biznesmenit Pëllumb Gjoka

43
0

SPAK i qëndroi pretencës që kishte shpallur më herët për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe kërkoi dënimin e tij me 14 vite burgim. Ndërsa për ish-zyrtarin e policisë Ardit Hasanbegaj, u kërkua dënimi me 9 vite burg. Pretenca u lexua për të dytën herë, pas veçimit të çështjes nga të pandehurit e tjerë.

Gjoka dhe Hasanbegaj akuzohen për për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Seanca u shty me qëllim që avokatët të paraqesin mbrojtjen.

Pëllumb Gjoka po gjykohet bashkë me anëtarë të grupit kriminal Bajri për akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në 2020. Ai u arrestua bashkë me të akuzuar të tjerë në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.