Ballina Kronika Abuzimi me tenderat te Universiteti Bujqësor, SPAK kërkon 43 vite e 6...

Abuzimi me tenderat te Universiteti Bujqësor, SPAK kërkon 43 vite e 6 muaj burg për 23 të pandehur

62
0

SPAK lexon pretencën për të pandehurit e Universiteti Bujqësor i Tiranës, të cilët u gjykuan me procedurë të shkurtuar.

Prokurori Dritan Prençi ka kërkuar rreth 35 vite burg për 23 të pandehur, të cilët kanë përfituar gjykim të shkurtuar, ndërsa 5 të tjerë po gjykohen veçmas sipas procedurës së zakonshme.

Edmond Terthorja – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Amarildo Lleshi – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Serafin Skenderi – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Altin Murto – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Klara Jahollari – 1 vit burg, t’i pezullohet masa e dënimit. Konvertim në shërbim prove 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Agim Sefa – 1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
Mehmet Qoshja – 1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
Enkeleida Sallaku – 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Romina Koto – 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Artur Koleci – 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove.
Blenard Spaho – 1.6 vite burg, t’i zbresë dënimi me 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2 vite.
Tedi Proda – 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove.
Elvira Shtogu – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.
Tone Vukaj – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.
Eridiana Cuni – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Erjola Kopali – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Etleva Shore – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Ilir Kapaj – 1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.
Radion Dhromi – 1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.
Klea Lekoçaj – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Mimoza Sefa – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Mimoza Shehu – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Rezearta Dervishi – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj po gjykohen me procedurë të zakonshme, të ndarë nga pjesa tjetër.
Gjykata e Posaçme caktoi seancën e radhës në datën 18 mars, ku do të bëhet mbrojtja dhe më pas do të shpallet vendimi.

Nëntë procedura tenderimi të bëra fiktive gjatë vitit 2022, në vlerën 90 milionë lekë të reja, është akuza që rëndon mbi grupin e personave, zyrtarë të lartë të Universitetit Bujqësor të Kamzës, por edhe biznesmenë dhe të tjerë të përfshirë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e korrupsionit, pabarazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës.