Mediat kanë zbardhur deklaratën e Ramës për zv/kryeministren Belinda Balluku para deputetëve të PS-së, pak para marrjes së vendimit për largimin nga qeveria.
Rama ka vlerësuar punën e madhe të bërë nga Balluku në qeveri, duke theksuar se do të jetë shumë i vështirë zëvendësimi i saj.
“Pavarësisht karakterit të saj të fortë, doni apo nuk doni ju, Belinda Balluku për punët e saj si ministre apo edhe për angazhimet politike është e zorshme të zëvendësohet”, ka thënë Rama para deputetëve.







