Një lajm i trishtë është mësuar ditën e sotme pasi është ndarë nga jeta infermieri 39-vjeçar Erald Samarxhi.
Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, të cilët përmes një postimi të bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook bënë publike ndarjen nga jeta të kolegut të tyre.
Samarxhi do të kujtohet si një person i cili dha kontributin e tij në spitalin e infektivit QSUT, ku punoi me integritet dhe përkushtim maksimal ndaj pacientëve.
Një djalë shembullor dhe mjaft punëtor, i cili në periudhën e pandemisë punoi pa ndërprerje për të shpëtuar jetën e personave të prekur nga covid-19.
“Një lajm i dhimbshëm vjen nga radhët e Infermierëve sot ndahet nga jeta kolegu yne Infermieri Erald Samarxhi në moshën 39 vjeçare.
Prej shumë vitesh infermier ne spitalin e infektivit QSUT një djalë shembullor dhe i dashur, i përkushtuar ndaj punës dhe pacientëve sot la një dhimbje dhe boshllëk të madh tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.
Me një kontribut të pashoq sidomos në kohën e pandemisë por dhe ne çdo moment i gjendur sa here njerëzit kishin nevojë. Pushofsh në paqe koleg. Shoqata e Infermiereve të Shqipërisë shpreh ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe miqve që e njohin Eraldin“-shkruan Shoqata e Infermierëve.







