Ballina Kronika Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK për Eria Agon

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK për Eria Agon

71
0

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga SPAK kundër vendimit për lirimin nga masa e arrestit shtëpiak të Eria Agos.

Ago, e njohur si ish-partnerja e Safet Bajri, akuzohet për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018 në Shkodër.

Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimmarrjen e mëparshme, duke mos pranuar kërkesën e SPAK për rikthimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarës.