Ballina Lifestyle I cilësuar nga ndjekësit si Brad Pitt, shuhet në moshë fare të...

I cilësuar nga ndjekësit si Brad Pitt, shuhet në moshë fare të re bodybuilderi i njohur

57
0

Një bodybuilder 30-vjeçar iranian, i cilësuar nga ndjekësit si Brad Pitt i Iranit për shkak të pamjes së tij, ka ndërruar jetë disa javë pasi u qëllua në sy gjatë protestave kundër regjimit në fillim të janarit. Davood Soharabi u plagos rëndë më 7 janar gjatë një demonstrate.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët kryen ndërhyrje kirurgjikale për t’i hequr syrin e dëmtuar. Megjithatë, pas operacionit ai ra në koma dhe nuk arriti të rikuperohej. Pesëdhjetë ditë më vonë, 30-vjeçari ndërroi jetë.

I lindur në fshatin Yam në verilindje të Iranit, Davood ishte zhvendosur në Teheran për të punuar si trajner bodybuildingu. Ai ishte aktiv në rrjetet sociale dhe ëndërronte të bëhej model. Vetëm dy orë para se të merrte pjesë në protestë, ai kishte fituar medalje argjendi në një garë bodybuildingu.

Pas vdekjes së tij, familjarët raportuan se nëna e tij ishte shtruar në spital pas një gjendjeje të rënduar emocionale. Familja ndodhet nën mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet iraniane.

Burime të ndryshme pretendojnë se autoritetet kanë ushtruar presion mbi të afërmit për ta paraqitur Davoodin si anëtar të Basij, një milici vullnetare paramilitare që vepron nën Gardën Revolucionare Islamike.

Ceremonia mortore u zhvillua në Teheran, ku sipas dëshmitarëve morën pjesë edhe anëtarë të Basij dhe persona të veshur civilë që dyshohet se ishin agjentë të inteligjencës.