Ballina Aktualitet Këmbanë në fundjavë: Çfarë paralajmëron SPAK?

Këmbanë në fundjavë: Çfarë paralajmëron SPAK?

78
0

“Nje çështje e zakonshme mund të përfundojë brenda gjashtë muajve.”

Ky është mesazhi i publikuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në një grafikë zyrtare, i shpërndarë thuajse në fund të orarit të javës. Një fjali e thjeshtë, formalisht informative. Por koha dhe konteksti e bëjnë të tingëllojë si më shumë se kaq.

A është një postim rutinë institucional për të shpjeguar afatet procedurale? Apo një sinjal i koduar në një moment kur disa dosje të nxehta janë në faza vendimtare?

Në një klimë të ngarkuar politike, ku hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe debatet mbi imunitetet kanë hyrë në fazë përplasjeje, çdo mesazh i SPAK lexohet me lupë. Aq më tepër kur publikohet në një orë që rrallë prodhon “rastësi”.

SPAK nuk përmend emra, nuk përmend dosje. Flet për “një çështje të zakonshme”. Por në Shqipëri, çështjet që prekin nivele të larta rrallë perceptohen si të zakonshme.

Për kë bien këmbanat?
Për një sqarim teknik mbi procedurat, apo për një paralajmërim se ritmi i hetimeve nuk do të diktohet nga zhurma politike?

Derisa të ketë një zhvillim konkret, mesazhi mbetet i hapur për interpretim. Dhe pikërisht kjo e bën më të fortë.