Një 41 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se i mori një shumë parash, një shtetaseje, nëpëmjet mashtrimit, dhe mori kredi në emër të saj
Burri nga Durrësi rezulton i dënuar më parë për mashtrim.
Nga hetimet dyshohet se F.XH, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar.
Ka qenë vetë e reja që ka bërë denoncim në polici.







