Legjenda e Premier League, Alan Shearer, ka folur për sulmuesin e Arsenal, Viktor Gyokeres, dhe ndikimin e tij këtë sezon.
Gyokeres u transferua në ‘Emirates Stadium’ për 55 milionë paund gjatë verës së vitit 2025 dhe ka shënuar tetë gola në të gjitha garat që nga fillimi i vitit 2026.
Në total, sulmuesi suedez ka 15 gola këtë sezon për ‘Topçinjtë’, duke u renditur si lojtari me më shumë gola në Premier League këtë vit.
Arsenali kryeson tabelën me 5 pikë diferencë dhe mund ta rrisë avantazhin në 8 pikë me një fitore ndaj Chelsea këtë fundjavë.
Duke folur për Betfair, Shearer theksoi se nëse Arsenali arrin të fitojë titullin, shuma e shpenzuar për Gyokeres do të ishte e justifikuar.
“Për Arsenalin, nëse fitojnë titullin, atëherë çdo paund i shpenzuar për Viktor Gyokeres ia vlente. Fillimi i tij ishte i ngadalshëm, por ajo që më pëlqen është mentaliteti i tij. Ai nuk shmanget nga asgjë dhe nuk ndalon së vrapuari”, tha Shearer.







