Ballina Politika Shkarkimi i Ballukut, Balliu: Drejtësi do të kishte nëse asaj do t’i...

Shkarkimi i Ballukut, Balliu: Drejtësi do të kishte nëse asaj do t’i sekuestrohej pasuria! Ka vjedhur shqiptarët

71
0

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha se de-facto Belinda Balluku nuk u shkarkua dje, pasi u emëruan njerëzit e saj.

I ftuar në një studio televizive Balliu tha se Balluku duhet të ishte arrestuar, ndërsa shtoi se drejtësi do të kishte nëse asaj dhe të korruptuarve iu sekuestrohej pasuria.

“Nuk u shkarkua, por u gjet forma për të qenë ajo në pushtet, pa qenë në karrige. U morën njerëzit e saj u vendosën në karrige, u eliminuan kundërshtarët e saj, si Spiropali. Sukses nuk është largimi i saj, por arrestimi. Unë sukses e quaj rrëzimin e kësaj qeverie. Janë arrestuar për 10 minuta qytetarët. Kurse ajo thotë; hape gojën sa do për të ndryshuar dëshminë, se kanë lekë shumë kësaj. Unë besoj se nuk do të votohet pro heqjes së imunitetit të saj. Ne kemi kërkuar arrestimin e Ballukut. E gjithë çështja e Lubisë, është bërë që të shpëtojë. Nuk shkoj të bërtasë për mbathjet e gruas së Veliajt, por për iniceneratorët. Këta do të dalin miliarderë me paratë e qytetarëve. Duhet t’u merren paratë këtyre të korruptuarve.

As Saimir Tahirit nuk iu konfiskua asnjë cent. Pëllumb Gjokës nuk i është konfiskuar asgjë. I është bllokuar shtëpia Malltezit. Si ka mundësi që kemi arrestime, por kemi rënë 11 vende në renditjen e korrupsionit. Por nuk ndërhyhet te paratë ndaj. Nuk ka një zv.kryeministër me 300 apartamente. E marr unë përgjegjësinë për këtë. Edhe kur kam denoncuar për shtëpinë e zonjës, ajo si ka deklaruar. PD këtë u garanton qytetarëve, që do të konfiskohen të gjitha paratë e vjedhura. Edhe shqiptarët e bëjnë burgun për 100 mln euro. Kjo ka vjedhur dynjanë, 3.4 mld euro për 2 vite. Në verë na nxehet asfalti, në dimër na shemben. Rrugët më të larta i ka ndërtuar lubinë. O zotëri a ka vjedhur? Çoje mo në burg. Jam dakord që nuk mund të shkojë çdo kush në paraburgim, por ajo ka vjedhur. Kjo është të tallesh me shqiptarët. Ata duhen kapur prej leckash dhe do hedhur në kosh të plehrave. Spiropali është shkarkuar se është kundërshtare e Ballukut.”, tha ai.