Ballina Politika Berisha: Sokol Balla vazhdonte bashkëvjedhjen me Lubinë edhe pas divorcit! Thuhet se...

Berisha: Sokol Balla vazhdonte bashkëvjedhjen me Lubinë edhe pas divorcit! Thuhet se ajo i ka transferuar të paktën 10 milionë euro

69
0

Berisha deklaroi se gazetari Sokol Balla ka vazhduar bashkëpunimin financiar me ish-bashkëshorten e tij, Belinda Balluku, edhe pas divorcit të tyre të para 20 viteve.

Sipas tij, ndaj Ballës ekzistojnë dyshime se nga Lubia janë transferuar të paktën 10 milionë euro, pretendime që ai i përmendi publikisht gjatë një deklarate politike.

Berisha e përdori këtë rast si shembull për të ilustruar atë që e cilësoi si një lidhje të ngushtë mes pushtetit dhe mediave, duke bërë thirrje për reagim qytetar dhe protestë paqësore në Tiranë.

Deklarata për media:

E patë se si doli nga SPAK-u Sokol Balla, i divorcuar 20 vite më parë nga Lubia, por vazhdonte bashkëvjedhjen me të.
Thuhet se të paktën 10 milionë euro i ka transferuar Lubia tek ai.
E mora këtë si shembull, se po kaq janë Bolino dhe të tjerët.
Pra, të shpëtojmë nga kjo gjendje, nga kjo administratë, nga kjo amalgamë mafioze qeveritaro-mediatike që po shkatërron çdo ditë qenien shqiptare.
Sot, në ora 6, të gjithë të marshojmë rrugëve të Tiranës në kryengritjen tonë paqësore.