Ballina Lifestyle Ermal Meta shpjegon paradoksin e këngës “Stella Stellina”

Ermal Meta shpjegon paradoksin e këngës “Stella Stellina”

71
0

Në një konferencë për shtyp, kantautori shqiptar Ermal Meta ka shpjeguar mesazhin pas këngës “Stella Stellina”, me të cilën garon në Sanremo Music Festival.

Ai tha se kënga, e cila u dedikohet fëmijëve në Gaza, është ndërtuar në një formë të qëllimshme.

Meta e cilëson një heshtje të imponuar faktin që, sipas tij, fjalët Gaza dhe Palestinë nuk thuhen, sikur të ishin blasfemi, kur nuk janë të tilla.

“Heshtja është problemi i madh i së tashmes. Kjo këngë, ndoshta e keni vënë re, mbart me vete një paradoks, paradoksin në të cilin jetojmë sot. Nëse nuk e dëgjon tekstin, të vjen edhe për të kërcyer, por nuk është rastësi, është bërë enkas kështu; pastaj dëgjon tekstin dhe ajo që po dëgjon të ndalon për një çast. E dëgjon me vëmendje dhe ndalesh pak, pastaj e harron dhe rifillon të kërcesh. I ngjan pak ‘scrolling’ të realitetit tonë, asaj që bëjmë çdo ditë. Sot të rriturit bëjnë shumë më tepër zhurmë se fëmijët dhe kjo është gjëja që mua më duket shqetësuese. Mbi të gjitha është një heshtje që ia imponojmë vetes; disa gjëra nuk mund të thuhen, nuk mund të thuhet Gaza, nuk mund të thuhet Palestinë, sikur të ishte një blasfemi. Fakti që nuk mund të thuhen është blasfemi; blasfemia nuk është kjo, blasfemi është krejt tjetër gjë, është fakti që ato fshihen”, thotë Meta.

Kënga e tij është renditur në pesëshen më të mirë në Sanremo, ndërsa të shtunën mbahet nata finale.

Ndërkohë, Adriano Celentano i ka shprehur mbështetjen këngëtarit shqiptar, duke e vlerësuar këngën si fituese.