Ballina Aktualitet Gasperini drejt sfidës me Juventusin: Dybala në dyshim, Soule nuk luan

Gasperini drejt sfidës me Juventusin: Dybala në dyshim, Soule nuk luan

70
0

Te Roma nuk dihet ende nëse Paulo Dybala do të mund të luajë në supersfidën e së dielës me Juventusin apo jo. Ishte vetë trajneri Gian Piero Gasperini që e pohoi këtë në konferencën për shtyp një ditë përpara kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme.

Për Gasperinin, sfida me Juventusin duket si një përballje me të kaluarën duke qenë se ai ka qenë pjesë e klubit bardhezi.

”Juventus për mua ka qenë një palestër e jashtëzakonshme, kam kaluar 10 vjet kur isha një djalosh dhe 10 të tjerë si trajner në sektorin e të rinjve dhe 5 vjet në rolin e trajnerit të skuadrës Primavera-tregon Gasperini-ishte një klub ku futbolli luhej mirë, më dha mundësinë për të udhëtuar nëpër Evropë dhe ishte një formim që më ndihmoi shumë në karrierën time”.

Nga ana tjetër, Gasperini foli më pas për vështirësitë që po has futbolli italian në kompeticionet evropiane. ”Duhet të pranojmë realitetin dhe nuk ka të bëjë vetëm me kupat, ka të bëjë edhe me kombëtaren-tha Gasperini-nuk ka vetëm një problem, përndryshe do të ishte zgjidhur.

Ndoshta është edhe meritë e vendeve të tjera, shikoni Norvegjinë. Ndonjëherë mund të merren si pikë frymëzimi dhe t’u jepen meritat të tjerëve”.

Për të nuk është e vërtetë që Roma nuk ka fituar ndonjë ndeshje të madhe në Serie A.