Ballina Bota Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, frikë për rritjen e çmimit të naftës

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, frikë për rritjen e çmimit të naftës

75
0

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pas sulmit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit mbi tokën iraniane.

Një zyrtar nga misioni detar i Bashkimit Evropian, Aspides, tha të shtunën se anijet kanë marrë transmetime VHF nga Garda Revolucionare e Iranit, se “asnjë anije nuk lejohet të kalojë Ngushticën e Hormuzit”.

Ngushtica është rruga më e rëndësishme e eksportit të naftës në botë, e cila lidh prodhuesit më të mëdhenj të naftës së Gjirit, si Arabia Saudite, Irani, Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik. Në këtë rrugë kalon më shumë se 20 për qind e naftës dhe gazit në botë.

Bllokimi i korridorit kryesor të tregtisë së naftës mund të çojë në rritje të ndjeshme të çmimit për arin e zi. Ndërkohë OPEC deklaroi se përballë kësaj situate mund trrisë prodhimin për të zbutur efektet.

OPEC+ mund të shqyrtojë një rritje të prodhimit prej 411,000 fuçish në ditë më të madhe se sa ishte planifikuar në një takim të dielën, thanë dy burime pranë bisedimeve, pasi Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe rritën eksportet në pritje të ndërprerjeve të mundshme në tregjet e naftës nga sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit të kryera të shtunën.