Ballina Kulturë Muzeut “Onufri” i shtohen katër ikona të restauruara

Muzeut “Onufri” i shtohen katër ikona të restauruara

61
0

Muzeut Kombëtar Ikonografik “Onufri” iu shtuan sot katër ikona të restauruara, në prag të 40-vjetorit të krijimit të tij.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte sot në Berat për të nderuar, siç u shpreh, “jo vetëm historinë e një institucioni, por fuqinë e dialogut kulturor që arti ynë ikonografik ka ndërtuar ndër shekuj”.

Me një rritje të qëndrueshme të vizitorëve në mbi 100 mijë në vit dhe me investime të vazhdueshme në restaurim e modernizim, ky muze po bëhet çdo ditë e më shumë një hapësirë e gjallë kulture dhe reflektimi shpirtëror.

Sot, këtij thesari iu shtuan edhe katër ikona: 3 nga vëllezërit Zografi (shek. XVIII) dhe 1 nga vëllezërit Çetiri (shek. XIX), të restauruara me profesionalizëm nga DRKT Berat, duke pasuruar fondin me vlera që deri më tani nuk përfaqësoheshin në këtë muze, si edhe duke e forcuar më tej misionin për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare.

Në prag të 40-vjetorit të Muzeut Ikonografik “Onufri”, kujtohet me mirënjohje edhe kontributi i studiuesit dhe restauratorit Hasan Nallbani, një prej figurave kyçe në konceptimin dhe ngritjen e këtij institucioni kulturor.