Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, ndërsa ka kërcënuar kreun e qeverisë se për 25 minuta mund t’i dërgojë protestuesit në Surrel.
“Dënoj dhunën jashtë çdo shkaku të përdorur ndaj protestuesve. Me urdhër të Ramës është agresuar në mënyrë personale Luçiano Boçi dhe janë përpjekur t’i krijojnë probleme me sytë. Topat e ujit Rama i drejtoi drejt Berishës, por i them je i pashpresë o budalla o lëngaraq ku ka topa që më lëkundin mua! Do të vijojë e pandalur dhe e fuqishme deri në fitore protesta. Nëse unë u hem tani këtyre për 25 minuta janë në Surrel”, tha ai.
Kryetari i PD-së Sali Berisha e quajti marshimin e sotëm protestë si data që do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.
“Heronj të vërtetë jeni!
Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot.
Kjo datë, 28 shkurti do gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.
Për tre orë, marshi juaj ishte marshi i fitores, ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit.
Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju u dërguat miqve tanë në Europë dhe në botë.
I kallët tmerrin dhe datën narkodiktatorit Edi Rama.
Berisha mbajti fjalën nga selia e PD-së pas përfundimit të marshimit protestë që zgjati gati 3 orë.







