Ballina Kronika Pas 10 ditësh kërkime, gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë...

Pas 10 ditësh kërkime, gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë i 42-vjeçarit, dyshohet se u vetëhodh

56
0

Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili i dha fund jetës, duke u vetëhedhur në lumë, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të Kanioneve të Osumit në Skrapar.

Më 20 shkurt, në vendngjarje u gjetën motorri me të cilin ai lëvizte, disa sende personale dhe celulari i tij, nga i cili rezultoi se 42-vjeçari i kishte nisur një mesazh vëllait, duke i thënë se po hidhej në lumë.

Sipas familjarëve, ai ishte mbyllur prej muajsh në vetvete dhe po e vuante mjaft ndarjen nga djali, me të cilin nuk fliste prej 7-vitesh, pasi ish/bashkëshortja e tij e kishte marrë me vete në vendlindjen e saj, Rumani, kur ishte larguar nga Skrapari.