Kreu i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, komentoi editorialin e përbashkët të publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Këta të fundit propozuan idenë e një integrimi të përshpejtuar të vendeve kandidate të përgatitura në tregun e brendshëm të BE-së dhe në hapësirën Shengen, pa cenuar balancën ekzistuese institucionale të Unionit. Pra, pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa prekur strukturat vendimmarrëse.
Berisha e cilësoi bashkëpunimin e Ramës me Vuçiçin si rikthim te ‘Ballkani i Hapur’, e cila shkatërroi përfundimisht bujqësinë dhe ekonominë shqiptare.
“Shkroi bashkë me argatin e tij Vuçic një editorial në një gazetë gjermane. Çfarë kërkonin dy kryetarët e organizatave më të rrezikshme kriminale në Europë. Vuçiç është gjetur se ka lidhje me ‘ujkun e bardhe’ dhe bandën e tij. Njerëz që thernin dhe bluanin mishra të kundërshtarve në brigjet e Danubit.
Siç është Ergys Agasi që me ‘pam-pam-pam’ zgjidhte problemet e kopshtit privat të Ramës. Ai thoshte nuk ka nevojë që të jemi anëtarë me të drejta të plota të BE, pasi rregullat nuk i plotësojë dot, por thoshin; ‘na jepni tregun’.
Ai u rikthye te Ballkani i hapur, ku shkatërroi përfundimisht bujqësinë dhe ekonominë shqiptare. Bashkohet me aleatin e Putinit dhe me atë që e sheh se dera e Brukselit dhe integrimit po i mbyllet për shkak të vjedhjes së tij. Opozita shqiptare do të ketë yllin e saj polar integrimin.”, tha ai.







