Ballina Politika ‘Sot votën, nesër votrën’, qytetarët me pankarta që simbolizojnë shpopullimin e Shqipërisë

‘Sot votën, nesër votrën’, qytetarët me pankarta që simbolizojnë shpopullimin e Shqipërisë

74
0

Pak çaste para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, në shesh kanë mbërritur grupet e para të mbështetësve.

Disa prej tyre janë paraqitur me pankarta që përmbajnë mesazhe të drejtpërdrejta kundër kryeministrit Edi Rama.

Një nga sloganet që ka tërhequr vëmendjen është: “Sot votën, nesër votrën”.

Protestuesja ka shpjeguar edhe kuptimin e elementeve të cpankartës , ku ndër të tjera ajo shprehet:

‘Kemi përfshirë të gjitha gjërat. Mbi të gjitha, i drejtohem Gardës. Garda është ajo që pavarësisht se ju rrit rroga dje, paguhet nga populli, nga taksapaguesit dhe është për të mbrojtur popullin. Kam, dua të veçoj një çikë dialogun ose fjalorin që kryeministri jonë përdor dhe për shembull, një ndër to është plak matuf. Po im bir ka një gjysh, që e ka plak, por nuk e ka matuf.

E ka të mençur, e ka të urtë, e ka me vlera. Dhe një tjetër, këneta, po në këneta janë bërë zhvillime, ndërtesa, janë kthyer në gradaçela.

Tenxhere, po në tenxhere ne gatuajmë ushqimet më të freskëta, ne gatuajmë gjërat më të bukura, organike, ja çfarë të them unë tash se jemi dhe një çikë si të emocionuar.

Ose kotece pulash, po pulat na prodhojnë vezët.

Po s’patëm kotecin e pulave, ne s’kemi vezë. Ose, ose, për shembull, ne shesim votën. Po kur shesim votën, ne shesim brezin e ri, ne shesim të ardhmen.

Kam pritshmëri që Edi Rama vetë të japë dorëheqjen, të kuptojë gabimet e veta siç tha dje-pardje në mbledhjen e vet, dhe të thotë, të jetë i pari të reflektojë, gabimet e tjera që ka bërë dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira, jo të manipuluara, jo të vjedhura, nga AI.

Gjithashtu janë 83 deputetë, po nuk janë, nuk janë deputetë të zgjedhur nga vullneti i popullit. Janë të zgjedhur nga AI, nga korrupsioni, nga vjedhja, nga manipulimi dhe populli shqiptar meriton më shumë se kaq. ‘

Opozita ka organizuar sot protestën e katërt kombëtare për këtë vit, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit, pas skandaleve të shumta të qeverisë socialiste në pushtet.

Po ashtu, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, me synimin për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.