Në shkollën Fan Noli u vendos një stol në kujtim të Martin Canit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari Mario Përlleshaj
“Sot, falë përpjekjeve të vazhdueshme të Grupimit “Prindër për Arsim Cilësor”, u vendos më në fund stoli përkujtimor në ambientet e shkollës “Fan Noli” në kujtim të Martin Canit.
Ky stol nuk është vetëm një simbol kujtese, por edhe një mesazh reflektimi dhe përgjegjësie për të gjithë komunitetin shkollor dhe më gjerë.
Stoli do të qëndrojë si një kujtesë e përhershme per brezat e nxënësve që do të vinë dhe angazhimit për një arsim më të sigurt e më cilësor për fëmijët tanë”, reagoi Grupimi Prindër për Arsim Cilësor. Vrasja e Martin Canit u shoqërua me protesta të forta dhe thirrje për rritjen e sigurisë në shkolla.







