Ballina Kronika Veshje të kontrabanduara, me logo false dhe pa kupon tatimor, arrestohet administratorja...

Veshje të kontrabanduara, me logo false dhe pa kupon tatimor, arrestohet administratorja e dyqanit në Tiranë

59
0

Zbulohet një tjetër subjekt ku shiteshin veshje të dyshuara të kontrabanduara, me logo false, dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje, ndërsa në pranga është vënë administratorja e dyqanit.

Arrestohet administratorja e dyqanit.

“Sekuestrohen nga dyqani, veshje me logo të markave të shtrenjta, me vlerë rreth 40 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa 1”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Demokracia”, Babrru.

Në kuadër të operacionit u arrestua administratorja e dyqanit, shtetasja E. N., 38 vjeçe, banuese në Babrru.

Gjatë kontrolleve në këtë subjekt, u gjetën veshje të ndryshme me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false, me vlerë rreth 40 000 euro, pa fatura mbi origjinën e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.