Ballina Aktualitet 1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për panik

1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për panik

71
0

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, thotë se në Dubai, por edhe në qytete të tjera ndodhen rreth 1500 shqiptarë.

Në një interviste për Top Channel, ai thotë se ka pasur koordinim të vazhdueshëm me ministrinë e jashtme dhe për momentin nuk është nevoja për evakuim emergjent.

“Ka qenë e papritur dhe e pa parashikueshme, për faktin se lidershipi këtu ka qenë në kontakte të vazhdueshme me planet iraniane, dhe ishte e pa menduar që do të kishte goditje të tilla. Për më tepër, ky vend dhe vendet e tjera të Gjirit kanë bërë të ditur prej kohësh se ato nuk do të lejojnë asnjë sulm nga territoret e tyre. Pra, ka qenë e papritur dhe e pa parashikuar, prandaj ka krijuar këtë lloj impakti”, tha ai.

“Në Emiratet e Bashkuara Arabe kemi përafërsisht 1,400–1,500 shqiptarë me rezidencë, që punojnë dhe jetojnë këtu, por ka edhe një numër turistësh, i cili është i pa njohur, pasi ata lëvizin pa viza dhe nuk kanë obligim të lidhen me ambasadën. Mendohet se, përveç këtyre 1,500 rezidentëve, mund të ketë rreth 2,000 të tjerë që shkojnë dhe vijnë pa pasur nevojë për vizë. Ka një interes të shtuar për të kuptuar se çfarë do të ndodhë, jemi në kontakt, shkëmbejmë telefonata dhe email-e, mundohemi t’i qetësojmë, pasi nuk bëhet fjalë për një bllokim, por për gjetjen e rrugëve alternative për lëvizjen e tyre. Sot kjo është e pamundur, për faktin se duhet të kuptojmë se mbrojtja raketore e Emirateve, e cila sot është një nga më të mirat në botë, nuk mund të lejojë lëvizjen e aeroplanëve, pasi duhet të interceptojë raketat”.

“Mendoj se ndoshta edhe nesër do të kemi lajme të reja, të cilat do të mundësojnë lëvizjen. Sot kam ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme; kam qenë atje në një briefing të ministres së shtetit, e cila bëri me dije se nuk duhet të ketë vend për panik, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë situatën nën kontroll përmes mbrojtjes raketore”, theksoi Kurtezi.

Sipas tij: “Sa i përket hapjes së hapësirës ajrore, ajo lidhet jo vetëm me Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe me vendet fqinje, të cilat e kanë të mbyllur hapësirën ajrore përmes Arabisë Saudite, Katarit dhe Kuvajtit. Kjo është situata aktuale”.

Ai po ashtu ka thwnw se nuk po flitet për momentin për evakuim, për faktin se leja për hyrje dhe dalje është e pamundur, jo vetëm për Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe për vendet fqinje.