Ballina Europë “Paqëndrueshmëri e thellë”/ Presidentja e KE-së, Von der Leyen: Sulmet e Iranit...

“Paqëndrueshmëri e thellë”/ Presidentja e KE-së, Von der Leyen: Sulmet e Iranit rrezik real për spirale dhune në rajon

65
0

“Ekziston një rrezik real që rajoni të futet në një spirale dhune.” Me këtë paralajmërim reagoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Ajo bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe shprehu solidaritet të plotë me Mbretërinë Hashemite pas sulmeve iraniane të një dite më parë.

Von der Leyen tha se pas vdekjes së Ali Khameneit ka një shpresë të re për popullin iranian, por theksoi se ky është një moment delikat që mund të sjellë paqëndrueshmëri të thellë në rajon.

Sipas saj, Bashkimi Europian po punon ngushtë me aktorët kyç dhe partnerët rajonalë për të ruajtur stabilitetin, sigurinë dhe për të mbrojtur jetën e civilëve. Ajo e cilësoi Jordaninë një partner të çmuar për Europën në rajon dhe theksoi se roli i saj do të jetë kyç në periudhën që vjen.