Ballina Politika “Si jeni kaq të çmendur, kaq idiotë?”/ Shkallon Rama, shan e fyen...

“Si jeni kaq të çmendur, kaq idiotë?”/ Shkallon Rama, shan e fyen qytetarin nga Tragjasi: Ku do e bëni sh…..

90
0

Një telefonatë mes Kryeministrit dhe një qytetari nga fshati Tragjas i Vlorës ka precipituar në një përplasje të ashpër me fyerje dhe akuza reciproke, duke zbuluar një nivel të lartë tensioni lidhur me investimet në këtë zonë.

Biseda, e cila është bërë publike, nis me interesimin e qytetarit për projektin e kanalizimeve në fshat. Banori pretendon se një investim i tillë është kryer tashmë prej 15 vitesh, duke vënë në dyshim premtimet e reja.

“Ato që po thua, ato janë bërë. Do t’i qepësh nga e para, do t’i bësh?” – dëgjohet të thotë ai. Ky pretendim has në kundërshtimin e prerë të kreut të qeverisë, i cili mohon që të jetë kryer ndonjë punim.

“Atje nuk është bërë asgjë. Dëgjon çfarë po të them unë ty? Nuk është bërë asgjë,” përgjigjet ai.

Banori pretendon se një investim i tillë është kryer tashmë prej 15 vitesh, duke vënë në dyshim premtimet e reja. “Ato që po thua, ato janë bërë. Do t’i qepësh nga e para, do t’i bësh?” – dëgjohet të thotë ai.

Pretendimi i qytetarit hasi në kundërshtimin e prerë të kreut të qeverisë, i cili mohon që të jetë kryer ndonjë punim. “Atje nuk është bërë asgjë. Dëgjon çfarë po të them unë ty? Nuk është bërë asgjë,” përgjigjet ai.

Nga ky moment, debati degradon me shpejtësi. Kryeministri humbet durimin dhe përdor një gjuhë fyese ndaj bashkëbiseduesit. Duke i quajtur fjalët e tij “budallallëqe”, ai shprehet se është i “ngopur” nga ankesat e banorëve të zonës.

“E di sa budallallëqe kam dëgjuar nga ju këto ditë? Jam ngopur, e kupton? Ju jeni të çmendur komplet. Si jeni kaq të çmendur, kaq idiotë?” – thotë Kryeministri gjatë telefonatës së tensionuar.

Përgjigja e qytetarit është po aq e ashpër. Ai akuzon drejtpërdrejt Kryeministrin, duke i thënë: “Më idiot nga ty nuk ka, që të vdesësh një fshat e dhe të thuash fshati yt idiot.”

Bashkëbisedimi:

Qytetari: Kanalizimet, kanalizimet që ju do të bëni Tragjasit, për çfarë funksioni do na interesojë fshati?

Rama:  Kanalizimet që… Për çfarë funksioni do të interesojë? Po se do ta vazhdosh ta lësh shurrën në rrugë po? Nuk të duhen për shurrë, kanali për shurre, do ta fusësh në kanal, do vazhdosh ta hedhësh në baçe?

Qytetari: Po ato janë bërë. Çfarë, do bësh prapë nga e para?

Rama: Kush, kush janë bërë, cilat?

Qytetari: Kanalizimet.

Rama: Ore je në vete, ore je në vete apo jo? Ore jeni në vete ju mo? Çfarë njerëzish jeni ju? Jeni komplet…

Qytetari: Ore, zoti kryeministër, ato që po thua, ato janë bërë. Do t’i qepësh nga e para, do t’i bësh?

Rama: More zotëri, atje nuk është bërë asgjë. Dëgjon çfarë po të them unë ty? Nuk është bërë asgjë.

Qytetari: 15 vjet janë bërë tubacionet.

Rama: Po çfarë do të të fal kur s’ke… kur flet budallallëqe? Si do të të fal? Po… kam kohë për të humbur me ty të dëgjoj budallallëqe se e di sa budallallëqe kam dëgjuar nga ju këto ditë apo jo? Jam, jam ngopur, e kupton? Se, se ju jeni të çmëndur, po unë jam gjysëm të paktën, se kam një gjysëm andej nga ato zonat andej. Po jam gjysëm i çmëndur, ju jeni të çmëndur komplet mo burrë. Ju jeni njerëz komplet out. Po çfarë është kjo… po çfarë është kjo… ç’është kjo mënyrë mo? Ç’është… si jeni kaq të çmëndur, kaq idiotë? Po si, po si mund të, si mund të mendoni…

Qytetari: Zoti kryeministër, më idiot nga ty nuk ka, që të vdesësh një fshat edhe të thuash fshati yt idiot. F

Rama: Mos, mos më bërtit mua se nuk i thashë idiot fshatit të Tragjasit, se po flas me ty dhe e i thashë dhe vetes time gjysëm i çmëndur.

Qytetari: Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe nuk e shuan dot ti, zoti kryeministër.