Ballina Aktualitet 2,7 mln euro dëm buxhetit/ GJKKO çon për gjykim kryebashkiakun dhe nënkryetarin...

2,7 mln euro dëm buxhetit/ GJKKO çon për gjykim kryebashkiakun dhe nënkryetarin e Tropojës

68
0

Rexhë Byberi dhe Abedin Kërnaja, kryetari dhe zv/kryetari i bashkise Tropoje , do te gjykohen me procedure te zakonshme. Gjyqtarja e themelit Atalanta Zeqiraj konstatoi se te pandehurit per shperdorim detyre nuk kishin bere kerkese per gjykim te shkurtuar ne seance paraprake.

Prokurori Elvin Gokaj lexoi kerkesen per gjykim dhe i mëshoi një ekspertimi që eshte kryer ne zbatim edhe te detyrave te lena nga gjykata, ku eshte konstatuar dëmi ekonomik. Prokurori i SPAK kerkoi te thirren ne proces 10 deshmitare si dhe beri me dije emrat qe jane pyetur gjate kesaj kohe ne cilesin e personave qe kane dijeni.

Gjykata beri edhe verifikimin e te pandehurve dhe gjeneraliteteve ku kryebashkiaku Tropojes u shpreh se jo vetem qe nuk eshte i denuar me pare por s’ka marre nje vrenjte ne 35 vite pune.

Kryebashkiaku dhe zv/kryetari i bashkise Tropoje akuzohen per shperdorim detyre kryer ne bashkepunim lidhur me ndertimin e disa rrugeve ne kundershtim me aktet ligjore ne fuqi.

Prokuroria vlerëson se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277 milionë lekësh.