Ballina Aktualitet Edi Rama nesër inauguron rrugën për Korçë, pasnesër pret shiritin nga krahu...

Edi Rama nesër inauguron rrugën për Korçë, pasnesër pret shiritin nga krahu tjetër. Bashkohet sërish Shqipëria

82
0

Nesër do të hapet rruga Elbasan-Pogradec, sipas njoftimit të dhënë nga drejtori i talentuar i rrugëve. Më në fund Shqipëria juglindore u lidh me tokën mëmë pas dy javësh mundi, stresi dhe kosto qindramilionë euro, shteti i kartonit i naltmadhnisë së tij Palloshit të Gjatë ndërtoi një by pass  62 metra. Pas shumë mundimesh, akuzash të ndërsjellta, parada drejtorësh plot justifikime, qeveria legjendare e Palloshit të Gjatë arriti të marrë në kontroll territorin e Republikës, duke i rikthyer lavdinë qeverisjes së tij kleptokrate.

Nesër mësohet se vetë Edi Rama do të shkojë në hapjen e aksit për të inauguruar vajtjen për në Juglindje, ku do të presë shiritin e inaugurimit të aperturës drejt juglindjes, ndërkohë që pasnesër së bashku me Belën do të dalë nga krahu tjetër me helikopter në Pogradec dhe do të presë shiritin e hapjes së rrugës nga juglindja drejt atdheut të tyre. Më në fund justifikimet e Amit për mbushje të malit me ujë dhe shëmbjes së urës nga rrëshqitja e dherave nuk do i dëgjojë më kush dhe qytetarët do i rikthehen jetës. Falë Palloshit të Gjatë, Shqipëria u lidh në një të vetme duke i dhënë fund ndasive veri jug, dashtë zoti nuk na dërgon ndonjë raketë Irani pas luftës që i hapi lideri ynë suprem.