Ballina Kronika Gjirokastër/ Tentoi të transportonte 350 kilogramë kanabis me kamion drejt Greqisë, shpallet...

Gjirokastër/ Tentoi të transportonte 350 kilogramë kanabis me kamion drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari

57
0

Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim, Niko Selën, pronari i kamionit ku u gjetën 350 kanabis.

Sipas njoftimit të bluve Sela në bashkëpunim me shoferin e kamionit, Emanuel Qamo (të arrestuar më 27 shkurt) kishin si synim ta dërgonin lëndën narkotike drejt Greqisë.

Lënda narkotike e ndarë në 166 pako me nga 2.1 kilogramë kanabis, u zbulua nga punonjësit e Doganës së Kakavijës gjatë kontrollit të mjetit.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijm të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, shpallën në kërkim shtetasin N. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, pronari i kamionit ku u gjetën rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. Q., drejtuesi i kamionit, i cili u arrestua më datë 27.02.2026, për të trafikuar në Greqi, lëndën narkotike që u gjet e fshehur në kamion. Punohet për kapjen e shtetasit N. S.”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.