Ballina Aktualitet Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU-së, Elton Varaku

Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU-së, Elton Varaku

103
0

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit , Elton Varaku.

Gjatë seancës gjyqësore, Varaku ka kërkuar falje për veprimet e tij, ndërsa avokati mbrojtës ka deklaruar se gjithçka ka qenë një reagim i çastit pas vendimit për largimin nga detyra.

Sipas akuzës, ish-drejtori dyshohet se, gjatë qëndrimit në ambientet e AKU-së, ka shkatërruar kompjuterë dhe objekte të ndryshme pune, si edhe ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit. Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas marrjes së vendimit për shkarkimin e tij, ndërsa për shkak të situatës së krijuar është kërkuar ndërhyrja e policisë.

Hetimet për rastin vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.