Ballina Sport Guardiola e pranon publikisht: Ndaj Realit nuk kemi përparësi shkaku i orarit

Guardiola e pranon publikisht: Ndaj Realit nuk kemi përparësi shkaku i orarit

59
0

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij do të jetë në një pozicion të pafavorshëm përpara përballjes me Real Madrid në Ligën e Kampionëve, për shkak të një orari të ngjeshur ndeshjesh.

Konkretisht, Guardiola është i pakënaqur me kohën e caktuar për ndeshjen e FA Cup kundër Newcastle United.

Sfida ndaj Newcastle është planifikuar për të shtunën në orën 21:00, ndërsa City do të udhëtojë drejt stadiumit Santiago Bernabeu të mërkurën, më 11 mars. Kjo do të thotë se anglezët do të kenë vetëm 94 orë në dispozicion mes dy ndeshjeve, një situatë që e ka zhgënjyer trajnerin spanjoll.

“Newcastle në orën 21:00 të mbrëmjes. Faleminderit shumë për atë kohë që na dhatë, në mënyrë që të shkojmë në Madrid me më pak kohë për t’u rikuperuar”, deklaroi Guardiola me ironi.

Ai shpjegoi më tej pse orari i vonshëm përbën problem për skuadrën e tij.

“Është një gjë të kthehesh në Manchester në orën 7 ose 8 të mbrëmjes dhe të fillosh rikuperimin, dhe është diçka tjetër të arrish në orën 1 ose 2 të mëngjesit. Ky është një ndryshim i madh”.

“E di që të gjitha ekipet në Kupën FA luajnë në orën 3 të pasdites. Në rregull, ne luajmë në orën 8 të mbrëmjes. Lodhja, e dini, detajet bëjnë diferencën, si goditjet nga këndi, goditjet e lira apo rivëniet anësore. Këto lloj detajesh vendosin ndeshje të mëdha. Kemi më pak kohë dhe, pasi të kthehemi, duhet të udhëtojmë përsëri për në Madrid”, përfundoi ai.