Ballina Kulturë Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e...

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

77
0

Një nga figurat më të dashura të humorit shqiptar, Mane Lumani, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh në skenën artistike dhe në zemrat e publikut. Kolegët e tij, miqtë dhe artdashësit ndajnë sot kujtimet e një njeriu të thjeshtë, me shpirt të madh dhe prezencë të paharrueshme në çdo shfaqje, që edhe pas humbjes së zërit nuk humbi kurrë aftësinë për të sjellë të qeshura.

Në një lidhje direkte për emisionin “Mes’Dritë”, në Vizion Plus, një nga parodistët e Vlorës dhe miku i tij i ngushtë, Afrim Agalliu, e përshkroi Manen si një tip unik, me karakter të fortë dhe një portret që fliste vetë për talentin e tij të rrallë. Ai kujtoi ditët kur së bashku sollën buzëqeshje dhe satirë në çdo cep të Vlorës dhe më gjerë, duke e renditur Manen mes ikonave të humorit shqiptar që nuk do të harrohen kurrë.

Agalliu tregoi edhe kalvarin e vuajtjeve në spital pas betejës së gjatë me sëmundjen e rëndë.

Afrim Agalliu: Një humbje e madhe është për familjen e tij, i shpreh ngushëllimet familjarëve të cilët i shërbyen dy muaj në spital. Ngushëllimet së pari i takojnë familjes, njerëzve më të dashur. Edhe ne si kolegë i shprehim ngushëllimet familjes, të afërmve, artdashëve të humorit shqiptar. Mane ishte një njeri i thjeshtë i cili në vitin ’72 erdhi në estradën e Vlorës nga fshati. Ishte një tip, karakter interesant që në portret. Ka interpretuar role të jashtëzakonshme.

Mane të kënaqte vetëm me prezencë. Në vitin 2024 pati një masë tumorale dhe u operua. Nuk kishte më zë, kjo ishte një fatkeqësi e madhe. Në 21 vite që ai ka pasur këtë problem, nuk fliste, ishte i pranishëm në të gjitha shfaqjet tona. Vetëm me portretin  e tij, ishte shumë interesant. Fati i tij ishte që nuk jetoi dot më gjatë. Vuajti shumë dhe për këtë na vjen shumë keq. Këto dy muaj ndenji nëpër  spitale. Mane u largua fizikisht nga ne. Mua dhe Agronit na u këput dhe krahu tjetër. Para 6 vitesh ndërroi jetë Muhamedi dhe sot ndërron jetë edhe Mane, na u këputën të dy krahët.