Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij për mediat para SPAK, ku ishte në zbatim të masës “Detyrim Paraqitje” foli edhe në lidhje me shkarkimin nga detyra të ish-kreut të Policisë, Ilir Proda.
Ai u shpreh se Proda u largua nga detyra pasi nuk arriti të mbronte vilën e ish diktatorit Enver Hoxha, në protestën e të shtunës nga PD.
“Ka një fakt, ishte shënjuar nga ne si bashkëpunëtor i bandave. Por druaj se u largua pasi nuk ka mbrojtur vilën e Enver Hoxhës. Policia na doli kudo me mburoja, aty nuk kishte njeri, ata menduan se nuk kishte njeri.
Aty u tha se kanë futur njerëz të thonë që aty banon Edi Rama. Urrejtja për Ramën është e pa kufijshme, nuk mund ta pengojmë dot ne atë. Por ajo u sqarua, ai jeton herë pas here në vilën e Mehmet Shehut”, tha ai.







