Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, reagoi në një status publik pas shpërndarjes në rrjet nga një personazh viral nga Kenia të deklaratës së Edi Ramës se “antikorrupsioni është bërë një kurë më e dëmshme se vetë sëmundja e korrupsionit”.
Noka thekson se qarkullimi i kësaj videoje jashtë vendit reflekton perceptimin negativ ndaj Shqipërisë dhe dëmton imazhin e saj ndërkombëtar.
Reagimi i plotë:
Edi Rama o meme afrikane
Kjo është faqja në instagram e afrikanit nga Kenia, që u bë botërisht i famshëm në internet pasi tha se “korrupsioni nuk është i keq”. Ai ka postuar videon e kryeministrit të Shqipërisë që thotë se “antikorrupsioni është bërë një kurë më e dëmshme se vetë sëmundja e korrupsionit”.
Për juve që ju janë errur sytë nga Edi Rama, i cili e quajti partinë tuaj “bordello”, ky është degjenerimi i imazhit të Shqipërisë në botë. Ky është ai momenti juaj më i mirë? Që nga Kenia po tallen me Edi Ramën.







