Referuar disa raportimeve mediatike mbi rastin e procedurës së njohjes dhe ekzekutimit të vendimit penal italian të dhënë ndaj shtetasit Ilir Paja, Ministria e Drejtësisë sqaron mediat dhe opinionin publik, se pretendimet për mosveprim, neglizhencë apo vonesa nga institucioni jonë, janë kategorikisht të pavërteta.
Faktet zyrtare dëshmojnë se, që prej nisjes së procedurës në vitin 2022, Ministria ka vepruar në mënyrë të vazhdueshme, të dokumentuar dhe pa asnjë vonesë, duke përcjellë çdo kërkesë të Gjykatës së Apelit pranë autoriteteve italiane, si dhe duke transmetuar menjëherë çdo informacion dhe akt plotësues të mbërritur, në përputhje të plotë me legjislacionin penal vendas dhe detyrimet ndërkombëtare.
Referuar këtij rasti, bëjmë me dije se procedura e njohjes së vendimit penal italian të dhënë ndaj shtetasit Ilir Paja ka filluar në vitin 2022 me kërkesën e autoriteteve italiane me referencë: EA-ALBANIA-FM 16/2022, datë 15.11.2022, të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë.
Me Vendimin Nr. 370 akti, datë 28.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i lënë në fuqi me Vendimin Nr. 1340, datë 28.07.2023, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është njohur vendimi penal italian të dhënë në ngarkim të këtij shtetasi, dhe është dënuar ky shtetas me 25 vjet e 4 muaj burg.
Në vijim të shqyrtimit gjyqësor pas ankimeve dhe rekursit të ushtruara nga ky shtetas Gjykata e Lartë me Vendimin Nr. 70011-00244-00-2025 Regj.Them., datë 18.09.2025, ka vendosur: prishjen e Vendimit Nr. 1340, datë 28.07.2023, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm (e cila kishte lënë në fuqi Vendimin Nr. 370 akti, datë 28.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit penal italian të dhënë ndaj këtij shtetasi ) dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë së njëjtës gjykatë, me tjetër trup gjykues.
Në ngarkim të detyrave të lëna nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i është drejtuar autoriteteve të drejtësisë të Italisë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë me kërkesën për informacion plotësues në lidhje me çështjen penale aktualisht në rishqyrtim pranë kësaj gjykate me objekt “njohjen e vendimit penal italian të dhënë në ngarkim të shtetasit Ilir Paja”.
1. Me shkresën Nr. 28592 Prot., datë 31.12.2025, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është kërkuar informacion në lidhje me shtetasin Ilir Paja.
Kërkesa është dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë së Italisë me shkresën e Ministrisë tonë të Drejtësisë Nr. 61, dt. 07.01.2026 si dhe me emailin zyrtar të datës 08.01.2026.
2. Me shkresën Nr. 1910 Prot., datë 29.01.2026, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është kërkuar në mënyrë të përsëritur informacion me të njëtin objekt në lidhje me shtetasin Ilir Paja.
Kërkesa është dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë së Italisë me shkresën e Ministrisë tonë të Drejtësisë Nr. 61/2, dt. 04.02.2026.
3. Me shkresën Nr. 2263 Prot., datë 11.02.2026, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është kërkuar në mënyrë të përsëritur informacion në lidhje me shtetasin Ilir Paja.
Kërkesa është dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë së Italisë me shkresën e Ministrisë tonë të Drejtësisë Nr. 61/5, dt. 19.02.2026.
Kjo gjykatë ka përcjellë në mënyrë të përsëritur kërkesën për informacion plotësues kërkesë e cila në çdo rast është dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë së Italisë me postë zyrtare dhe për shkak të urgjencës edhe me email zyrtar.
Me shkresën Nr. 983/12 Prot./R.P, datë 20.02.2026, të Prokurorisë së Përgjithshme jemi informuar mbi Shkurtim -Vendimin Nr. 438 (61010-01328-30-2026) Regj. Them., datë 17.02.2026, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e cila ka vendosur:
– pranimin e kërkesës së shtetasit Ilir Paja;
-revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj këtij shtetasi për efekt të njohjes së vendimit penal italian, me vendimin Nr. 1010 Regj., datë 03.12.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
-caktimin ndaj shtetasit Ilir Paja të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”;
-lirimin e menjëhershëm të shtetasit;
Ministria e Drejtësisë e Italisë ka përcjellë më emalin e datës 19.02.2026, aktet plotësuese në lidhje me këtë shtetas (vetëm në gjuhën italiane), duke theksuar se përkthimi në gjuhën shqipe do të dërgohet sapo të jetë gati.
Këto akte janë dërguar pranë autoriteteve të drejtësisë, përkatësisht Gjykatës së Apelit dhe Prokurorisë së Përgjithshme me shkresën e Ministrisë së Drejtëisë Nr. 61/9 Prot.A.H, datë 23.02.2026.
Theksojmë se Ministria e Drejtësisë në zbatim të funksioneve dhe kompetencave të saj bazuar në legjislacionin penal të brendshëm dhe ndërkombëtar ka komunikuar pa vonesë çdo informacion dhe dokumentacion objekt të kërkesës së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në lidhje me çështjen e njohjes së vendimit penal italian të dhënë në ngarkim të shtetasit Ilir Paja.







