Ballina Politika ‘PD ‘pro’ dhënies së autorizimit SPAK-ut për arrestimin e Ballukut’, Bardhi njofton...

‘PD ‘pro’ dhënies së autorizimit SPAK-ut për arrestimin e Ballukut’, Bardhi njofton konferencë për shtyp

75
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka njoftuar se sot, së bashku me kolegët demokratë, do të depozitojnë në Kuvend, Raportin e Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

‘Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit’, shkruan Bardhi në Facebook, duke njoftuar edhe konferencë për shtyp në orën 14:00, ku do sqarohen detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe duhet ti hapet rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.

Postimi i plotë:

Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit.

Në orën 14:00 në një konferencë për shtyp do të prezantojmë Raportin dhe do të sqarojmë detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe duhet ti hapet rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.