Ballina Kronika Shiste kokainë në Kuçovë, përfundon në pranga 32-vjeçari

Shiste kokainë në Kuçovë, përfundon në pranga 32-vjeçari

56
0

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Kuçovë pasi shiste kokainë në zonë.

Po ashtu iu sekuestrua një sasi e kësaj lënde, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 2 celularë.

Njoftimi:

DVP Berat/Finalizohet operacioni i koduar “Përfshirja”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Arrestohet një 32-vjeçar (shtetas me precedent kriminal) që shiste lëndë narkotike Kokainë, në Kuçovë.

Sekuestrohen një sasi e kësaj lënde, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 2 celularë.

Në vijim të punës operative dhe asaj operacionale, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. I., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.

Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 34.8 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe 1 peshore elektronike. Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari shiste droga të forta, në Kuçovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.