Ballina Sport Tre tifozë bënë përshëndetje naziste në sfidën me Eintracht, UEFA gjobit Tottenham

Tre tifozë bënë përshëndetje naziste në sfidën me Eintracht, UEFA gjobit Tottenham

58
0

UEFA ndëshkon Tottenham për përshëndetjen naziste që tre nga tifozët e klubit londinez bënë gjatë ndeshjes së 28 janarit në Ligën e Kampioneve ndaj Eintrachtit të Frankfurtit.

Qeveria e futbollit evropian këtë të hënë bëri të ditur dënimin e Hotspurs me një gjobë prej 30 mijë eurosh për gjestin e 3 tifozëve, shifër së cilës i shtohet edhe gjoba prej 2250 eurosh për hedhje të sendeve nga ana e tifozëve anglezë

Në të njëjtën kohë UEFA e ndaloi Tottenham të shesë bileta për ndeshjen e ardhshme në transfertë në kompeticionet e saj, por kjo masë është lënë me kusht për një vit, që do të thotë se kjo masë do të vihet në zbatim nëse gjatë kësaj periudhe do të përsëriten incidente të tilla.

Ndërkaq, vetë klubi i Tottenham konfirmoi se ka identifikuar tifozët që bënë përshëndetjen naziste dhe vendosi që të mos lejojë hyrjen e tyre në stadium për një periudhë kohe të pacaktuar. ‘Klubi është kundër çdo forme diskriminimi. Sjellja e neveritshme e një numri të vogël fanatikësh në atë mbrëmje, nuk reflekton në asnjë mënyrë vlerat e klubit dhe të tifozëve të tij-theksonte Tottenham ndër të tjerat në komunikatën e tij.