Ballina Lifestyle Victoria Beckham shkëlqen në Paris para sfilatës në Paris Fashion Week

Victoria Beckham shkëlqen në Paris para sfilatës në Paris Fashion Week

75
0

Victoria Beckham po prezanton koleksionin e saj më të ri në Paris Fashion Week këtë të premte.

Para sfilatës së shumëpritur, ish-anëtarja e grupit Spice Girls, e kthyer tashmë në stiliste mode, u shfaq të hënën me një veshje jashtëzakonisht elegante.

Victoria kombinoi një golf të kuq të ndezur me vlerë 1,600 paund nga linja e saj me pantallonat “Alina”, që kushtojnë 475 paund, gjatë ecjes drejt ateliesë së saj në Paris. Ajo e plotësoi pamjen me një çantë të lakmuar Hermès Kelly 35, edicion i kufizuar prej teddy shearling, e cila mund të shitet deri në 68,000 paund, shkruan “Daily Mail”.

Victoria ka mbërritur në Paris së bashku me ekipin e saj, duke vendosur detajet e fundit në koleksionin më të ri përpara prezantimit të së premtes.

Stilistja do të prezantojë koleksionin e veshjeve “ready-to-wear” për femra për sezonin Vjeshtë/Dimër 2026 përpara një audience me yje, ku pritet të jenë të pranishëm bashkëshorti i saj David Beckham dhe fëmijët e tyre në rreshtin e parë.

Victoria tradicionalisht i kthen sfilatat e saj në festa familjare, por edhe këtë herë djali i saj i madh Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz do të mungojnë në këtë event.