Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga dhe shpallje në kërkim për dhunë familje, braktisje e...

DURRES/ Policia pranga dhe shpallje në kërkim për dhunë familje, braktisje e femijëve, drejtim autojeti i dehur, ndërtim paligjshëm

77
0

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lagjen nr.14, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. S. alias B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Punohet për kapjen e tij;
-referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi E. T., se më datë 17.02.2026, bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. T., 30 vjeçe, është larguar nga banesa dhe ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Q., 66 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Dje, ka kallëzuar shtetasi A. K., se i afërmi i tij, shtetasi K. M., 43 vjeç, banues në Durrës, ka 2 muaj që është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e shtetasit K. M.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.